Pas 8 vitesh, 9 huazimesh dhe 0 paraqitjesh, më në fund largohet nga Chelsea

Futboll

Pas 8 vitesh, 9 huazimesh dhe 0 paraqitjesh, më në fund largohet nga Chelsea

Më: 2 korrik 2018 Në ora: 06:51
Matej Delac

Lojtari që ka qëndruar më shumë te Chelsea se askush tjetër, Matej Delac, i ka dhënë fund zyrtarisht aventurës së tij të gjatë dhe të lodhshme te Blutë e Londrës.

Pas tetë viteve, nëntë huazimeve dhe asnjë ndeshje kompetitive.

Portieri iu bashkua Chelsea-t nga Zapresic më 2010 por për shkak të lejes së punës që Anglia nuk ia jepte, ai është detyruar të huazohet vazhdimisht.

Megjithëse Delac është stërvitur te ekipi i parë i Chelsea-t dhe ka qenë i pranishëm në fazën përgatitore, ati tashmë do t’i bashkohet klubit danez AC Horsens në mënyrë permanente.

Ai do të largohet pa kryer asnjë ndeshje te Chelsea…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat