Gënjeshtra e mëngjesit nga mediat serbe: Ja çfarë po i bën Zvicra dyshes Shaqiri e Xhaka

Futboll

Gënjeshtra e mëngjesit nga mediat serbe: Ja çfarë po i bën Zvicra dyshes Shaqiri e Xhaka

Më: 23 qershor 2018 Në ora: 08:51
Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri

Mediat serbe vazhdojnë me akuza ndaj dyshes Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka pas ndeshjes Zvicër - Serbi.

Mediat në Serbi vazhdojnë të vajtojnë humbjen nga Zvicra me rezultat 2:1 me golat e dy futbollistëve nga Kosova, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.

Madje, “Telegraf.rs” citon të përditshmen zvicerane “Blick” se kinse ka kritikuar dyshen e golashënuesve për mosrespektimin e ekipit të Serbisë.

Xhaka dhe Shaqiri festuan me shqiponjë por ata nuk po kritikohen por në fakt po konsiderohen si heronj nga “Blick” dhe mediat tjera të shtetit helvetik. Serbia ishte në epërsi nga pjesa e parë por golat nga Xhaka dhe Shaqiri e përmbysën rezultatin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat