Frikë nga Maribori

Futboll

Frikë nga Maribori

Më: 20 qershor 2018 Në ora: 16:16
Skënder Gega

Nuk mund të kishte start më të vështirë për eksperiencën e dytë të Skënder Gegës me Partizanin, këtë radhë në rolin e trajnerit të të kuqve. Maribori ishte kundërshtari më i fortë i mundshëm për kryeqytetasit, që kërkojnë të nisin një epokë të Gegën në stol. 54-vjeçari, në një prononcim të shkurtër për faqen zyrtare të klubit la të kuptohet që kualifikimi është një mision shumë i vështirë.

“Për mua është kundërshtari më i fortë i mundshëm. Gjithsesi, ne do t’ia bëjmë “hyzmetin”, duke u prezantuar sa më mirë. Do ta studiojmë Mariborin, duke filluar që nga miqësorja e fundit që luajti me Kukësin. Prioritet për ne është ndërtimi i një skuadre sa më të fortë për sezonin e ri, por do të tentojmë edhe një paraqitje dinjitoze në Europë. Pse jo kualifikimin.”

Partizani është në fazën fillestar të rindërtimit të skuadrës pas një sezoni të vështirë që u mbyll me vendin e pestë. Shumë pak për një skuadër që ka emër të madh në futbollin shqiptar dhe që gjithmonë ka pretendime serioze.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat