Reali ka marrëveshje personale me Alissonin, por duhet ta rritë ofertën

Futboll

Reali ka marrëveshje personale me Alissonin, por duhet ta rritë ofertën

Më: 14 qershor 2018 Në ora: 06:51
Alisson Becker

Real Madridi ka arritur marrëveshje për kushtet personale Alisson Becker, mirëpo Roma kërkon 80 milionë euro për shërbimet e tij – bën të ditur Mundo Deportivo.

Sipas njoftimeve, Los Blancos kanë ofruar 60 milionë euro për portierin brazilian, por kërkesa e Giallorossëve është më e madhe.

Burime të ndryshme kanë raportuar se Liverpooli është tërhequr nga gara, duke qenë se nuk mund t’i bëjë konkurrencë Realit.

Sipas Mundo Deportivo, agjenti i Alisson, Ze Maria, ka arritur marrëveshje me Realin për të nënshkruar kontratë pesëvjeçare me opsionin për vazhdimin edhe për një vit tjetër.

Mirëpo, Los Blancos kanë ofruar 55 milionë euro plus pesë milionë të tjera në formë bonusesh, ndërkohë që Roma kërkon 80 milionë euro për numrin 1 të Brazilit.

Vet Alisson dëshiron që ta zgjidhë situatën para se kombëtarja e tij ta zhvillojë ndeshjen e parë në Kampionatin Botëror.

Portieri 25-vjeçar u transferua te Roma në vitin 2016 nga klubi brazilian, Internacional.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat