Allegri lë të kuptohet se Juve do të përpiqet ta transferojë Cancelon - Bota Sot
Allegri lë të kuptohet se Juve do të përpiqet ta transferojë Cancelon

Futboll

E shtunë, 18 gusht 2018

Allegri lë të kuptohet se Juve do të përpiqet ta transferojë Cancelon

Më: 13 qershor 2018 Në ora: 21:08
Joao Cancelo

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, ka lënë të kuptohet se kampioni italian do të përpiqet ta transferojë Joao Cancelon gjatë këtij afati kalimtar.

Mbrojtësi portugez në sezonin e kaluar ishte pjesë e Interit dhe ka lënë përshtypje të mirë, mirëpo Nerazzurrët nuk mund të shpenzonin 40 milionë euro për blerjen e tij.

Tash në garë për shërbimet e futbollistit të Valencias janë përfshirë Bianocnerët dhe Wolverhampton Wanderers.

Natyrisht se Zonja e Vjetër do të tentojë ta ulë çmimin, ndërkohë që ka pasur thashetheme se edhe Marko Pjaca është përfshirë në marrëveshje.

Gjatë një interviste të gjatë për Sky Sport Italia, Allegri është pyetur edhe në lidhje me interesimin për Cancelon.

“Ai ka luajtur mirë te Interi në sezonin e kaluar. Luciano Spalletti i ka ndihmuar shumë që të përmirësohet, mirëpo mendoj se ai është lojtar i Valencias. Kështu mendoj”, ka thënë trajneri i Juves duke aluduar se klubi i tij mund ta transferojë.

27-vjeçari rrjedh nga Akademia e Benficas, ku ka luajtur deri në vitin 2015. 

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test