Arsenali dhe Borussia Dortmundi kanë arritur marrëveshje për mbrojtësin grek, Sokratis Papastathopoulos.
Sky Sports raporton se Papastathopoulos do të nënshkruajë me Arsenalin pasi klubi londinez ka gjetur marrëveshje me gjigantin gjerman për transferimin e tij.
Transferimi i tij pritet të finalizohet më 1 korrik.