Jona Dervishi, zëdhënëse e Federatës së Futbollit Shqiptar, është e trishtuar me lajmin e vdekjes së legjendës së futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, njëherësh president i FFK-së. “Lamtumirë President Fadili.
U ndave nga kjo jetë në muajin e shenjtë sepse ashtu ishte dhe shpirti yt! Diego Maradona shqiptar shkoi në shtëpinë e Zotit duke lënë pas respekt e dëshpërim në Shqipërinë Etnike! Nuk do e harroj kurrë dashamirësinë e humorin tënd!”, shkruan Jona.