I pari i futbollit të Kosovës la pas shumë miq, kurse miq kishte anekënd botës.
Zvonimir Boban ishte i pranishëm në homazhe për Vokrrin, ku ai shprehu ngushëllime familjarëve dhe gjithë popullit shqiptar.
Boban momentalisht është zëvendës sekretar i FIFA-së.
Gjatë kohës kur Kosova priste debutimin në ndeshje ndërkombëtare, Boban ishte përgjegjës për dhënien e lejes për futbollistët kosovarë, duke dhënë kontribut të çmuar në këtë drejtim.
Ai pritet të jetë i pranishëm edhe në varrimin e Vokrrit i cili bëhet në ora 17:00.