Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri ka vdekur në moshën 57 vjeçare.
Pas lajmit të hidhur për vdekjen e tij kanë reagur shumë personalitet të njohura e ndër ta është edhe trajneri i mirënjohur kosovar Ismet Munishi.
"Gjithmone ke ditë me na befasu, me golat e tu me pranimin ne FIFA dhe Uefa, por kjo befasia e sodit legjend na ka trondit. Eshte vertet qe e kreve misionin por jo me ike kaq heret, kemi pas nevoj Hala per ty. Por une do te mbaj mend si futbollist sepse ke qen idolli ime lojtari me I mire I te gjithe koherave. Prehu ne paqe miku ime", ka shkruar Munishi në Facebook.