Argjentina pa Lanzinin në Kampionatin Botëror

Futboll

Argjentina pa Lanzinin në Kampionatin Botëror

Më: 8 qershor 2018 Në ora: 12:39
Manuel Lanzini

Kampi i Argjentinës konfirmon se futbollisti Manuel Lanzini mbetet jashtë Kampionatit Botëror – “Rusia 2018”. Siç raportohet, futbollisti ka këputur ligamentet dhe kjo është arsyeja e mbetjes jashtë kësaj ngjarje të madhe. Mungesa e mesfushorit 25 – vjeçar pa dyshim se është një hendikep për Argjentinën. Argjentinasit janë në grupin D me Islandën, Kroacinë dhe Nigerinë.  Argjentina do të takohet me 16 qershor me Islandën, në ndeshjen e parë të grupit D. Lëndimi i Lanzinit pa dyshim se paraqet edhe shqetësim për argjentinasit, që synojnë fa fitojnë Kampionatin Botëror.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat