Roberto provokon shqiptarin

Futboll

Roberto provokon shqiptarin

Më: 27 maj 2018 Në ora: 16:10
Serxhi Roberto

Mbrojtësi shqiptar, Ivan Balliu nuk është grumbulluar nga trajneri Kristian Panuçi, për 2 miqësoret atë ndaj Kosovës dhe Ukrainës.Duke përfituar nga pushimet, 26 vjeçari, i cili është pjesë e skuadrës franceze të Metz, takoi futbollistin Mark Muniesa, i cili është në pronësi të Stok Sitit, ndërsa ishte i huazuar te skuadra e Zhironës.

Balliu postoi një foto së bashku me futbollistin spanjoll, ndërsa nuk mungoi komenti i futbollistit të Barcelonës, Serxhi Roberto.

“A nuk do të jenë 2 partnerë”, ishte komenti i Serxhi Robertos.

“Nëse doni ju mund të…”, ishte përgjigja e Balliut.

Ndërkohë prestari tjetër i fotos, Muniesa ka shkruar: “Së shpejti do të jemi”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat