Gjyqtari Milorad Mazic do të ndajë drejtësinë në finalen Real Madrid – Liverpool.
‘Los Blancos’ dhe ‘The Reds’ kërkojnë lavdinë evropiane në Kiev të Ukrainës.
Përballja e tyre do të gjykohet nga gjyqtari serb Milorad Mazic.
Por a e dini sa para do të fitojë Mazic për 90 minuta punë në Kiev?
Mazic do t’i fitojë katër mijë e pesëqind euro për ndarjen e drejtësisë në finalen e Ligës së kampionëve.
Asistentët e tij, do t’i fitojnë rreth dy mijë euro.