Raul beson se Real Madrid mund ta mposhtë Liverpoolit në finalen e Ligës së Kampionëve.
Ish kapiteni i Real Madridit, Raul ka ftuar tifozët ta mbështesin fuqishëm ekipin në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit.
“Los Blancos” takohen sonte me “Reds” në finalen e Kievit në kërkim të trofeut të tretë të njëpasnjëshëm të kampionit të Evropës.
Raul beson se skuadra e Zinedine Zidane mund të dalë fitues, por vetëm me ndihmën e madhe të tifozëve. “Real Madrid e di se mund të llogaris në mbështetjen e tifozëve. Me ndihmën e tyre mund ta fitojmë trofeun e tretë me radhë në Ligën e Kampionëve”, deklaroi Raul në “Fan Zone” në Kiev.