Marseille ka shprehur interesim për dyshen nga Premier Liga, Marouane Fellaini dhe Yaya Toure.
Sipas gazetës franceze “L’Equipe”, drejtori sportiv i klubit Andoni Zubizarreta është takuar me përfaqësuesit e Fellainit për kalimin e tij në Francë pasi t’i skadojë kontrata me Manchester Unitedin.
Përveç belgut, Marseille është duke menduar t’i ofrojë kontratë edhe Toures, i cili më parë ka shprehur dëshirë që të mbetet në Premier Ligë pas largimit nga Manchester City.