Rexha: Pas 15 vjetësh e rikthyem titullin te Drita

Futboll

Rexha: Pas 15 vjetësh e rikthyem titullin te Drita

Më: 20 maj 2018 Në ora: 19:26
Pamje nga ndeshja

Kastriot Rexha, sulmues i Dritës nga Gjilani, është i lumtur për titullin e kampionit të Kosovës në futboll. ”Është kënaqësi e veçantë që pas 15 vjetësh e rikthyem titullin te Drita.

Këta tifozë e kanë merituar, pasi kanë vuajtur shumë vite për t’iu gëzuar këtij trofeu. Ata kanë ardhur qysh mbrëmë këtu në Pejë dhe e kanë ndjekur ndeshjen nga një hapësirë e papërshtatshme.

Për mua ky është titulli i dytë personal, pasi e kam fituar para disa vitesh edhe me Hysin dhe jam tejet i lumtur”, tha Rexha. Ndeshja në Pejë mes Prishtinës dhe Dritës përfundojë pa gola (0:0). Drita zuri vendin e parë me 67 pikë, tri më shumë se Prishtina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat