Gjiganti italian ofron 100 milionë euro për Luis Suarez

Futboll

Gjiganti italian ofron 100 milionë euro për Luis Suarez

Më: 19 maj 2018 Në ora: 15:55
Luis Suarez

Luis Suarez mund të jetë një nga surprizat e kësaj vere. Uruguai kërkon kohë për të vendosur mbi të ardhmen dhe tani ai ka një ofertë në tryezë që e bën atë të mendojë për të ardhmen e tij në ekipin e Barçës.

Ardhja e Antoine Griezzmann do t’i zvogëlojë mundësit e tij për të luajtur e po ashtu edhe trajtimi i tij nuk do të jetë siç ishte deri më tani, raporton Don Balon.

Numri 9 ka një ofertë në tryezën e tij. Është një propozim që vjen nga Serie A, posaqërisht nga Interi.

Ekipi italian është në pritje për t’u kualifikuar për edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve. Për këtë ai duhet të fitojë ndaj Lazios të dielën. Nëse kjo arrihet,  do të fillojë një projekt të ri që mund të ngarkohet me yje.

Njëri prej tyre mund të jetë Luis Suarez, të cilin ata e shohin si zëvendësim perfekt për një Mauro Icardi i cili ka një këmbë e gjysmë larg Giuseppe Meazzas. Deri në 100 milionë euro mund të vihen në tryezë.

Prioritet i Suarez është të vazhdojë në Barça, por gjithçka do të varet nga mënyra se si gjërat evoluojnë gjatë verës. Deri më sot nuk mund të përjashtoni asgjë me të ardhmen e qendërsulmuesit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat