Man City rivalizon Liverpoolin për Buffonin

Futboll

Man City rivalizon Liverpoolin për Buffonin

Më: 18 maj 2018 Në ora: 08:25
Buffon gjatë konferencës së largimit (Foto: Juventus/Twitter)

Manchester City është ekipi i fundit që i është shtuar garës për shërbimet e portierit legjendar italiane, Gianluigi Buffon.

Buffon konfirmoi dje (e enjte) largimin nga Zonja e Vjetër në fund të sezonit, pas plot 17 viteve të kaluara në klubin italian.

Portieri italian njoftoi gjithashtu se ndeshja e të shtunës do të jetë e tija e fundit me fanellën bardhezi dhe me shumë gjasa e fundit në përgjithësi.

Megjithatë, në konferencën e tij për shtyp, Buffon la gjithçka të hapur rreth karrierës së lojës, por edhe si drejtues.

Kjo pasiguri e pensionimit total nga italiani ka bërë që klubet e mëdha angleze të vihen pas tij, për të tentuar transferimin në Ligën Premier.

Sipas mediumit anglez The Sun, pas Liverpoolit, tani në garë për transferimin e Buffonit është futur edhe Manchester City.

40-vjeçari italian konfirmoi se është i hapur ndaj ofertave, por do ta zgjedh vetëm atë e cila e sheh si pjesë të rëndësishme të projektit.

Dyshja e Ligës Premier shpresojnë të transferojnë në Angli portierin legjendar, por gjithçka mbetet në dorën e Buffonit dhe jo të tyren.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat