Befasi, futbollisti i Arsenalit e dëshiron transferimin te Lazio - Bota Sot
Befasi, futbollisti i Arsenalit e dëshiron transferimin te Lazio

Futboll

E martë, 22 maj 2018

Befasi, futbollisti i Arsenalit e dëshiron transferimin te Lazio

Më: 16 maj 2018 Në ora: 17:33
Arsenal

Sulmuesi i Arsenalit, Lucas Perez, raportohet se është i interesuar të bashkohet me skuadrën e Lazios.

Kjo është konfirmuar edhe nga vetë agjenti i lojtarit.

“Lazio e kërkoi atë vitin e kaluar, por asgjë nuk erdhi prej tij” tha Rodrigo Fernandez për Lalaziosiamonoi.it.

“Lucas gjithmonë ka pëlqyer Lazion dhe qytetin e Romës, e edhe miku i tij, Luis Alberto, luan për ta”.

“Ai ende ka dy vjet të mbetura në kontratën e tij me Arsenalin, kështu që ne duhet të bisedojmë me ta së pari”.

“Sa i përket Lucas, ai pëlqen idenë për të luajtur për Lazion, por ende është shumë herët për të folur për këtë”, deklaroi Rodrigo Fernandez.

Kujtojmë që Lucas Perez është lojtar i Arsenalit, por i huazuar tek Deportivo La Coruna.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test