Ku është Shaqiri?

Futboll

Ku është Shaqiri?

Më: 16 maj 2018 Në ora: 14:50
Xherdan Shaqiri

Futbollisti Xherdan Shaqiri është përzgjedhur në formacionin më të mirë me lojtarët që këtë sezon ranë nga Premier League.

Dita e fundit e sezonit e konfirmoi edhe rënien e Swansea në Championship, kategorinë e dytë të futbollit anglez, duke i dhënë fund qëndrimin shtatëvjeçar të këtij klubi në Premier League.

Swansea do t’i bashkohet Stoke Cityt të Xherdan Shaqirit dhe West Bromit në kategorinë e dytë të futbollit anglez. Përkundër rënies së këtyre tri klubeve në Championship, në to ka ende shumë cilësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat