Shkupjanët për pikë në Manastir - Bota Sot
Shkupjanët për pikë në Manastir

Futboll

E shtunë, 26 maj 2018

Shkupjanët për pikë në Manastir

Më: 16 maj 2018 Në ora: 12:18
Shkupjanët për pikë në Manastir

Skuadra e FC Shkupit dje pasdite ka zhvilluar stërvitjen e fundit në Çair, që më pas të niset drejt Manastirit, kur sot në kuadër të javës së 34-të, do të luajë një tjetër ndeshje shumë me peshë, kundër Pelisterit. Shkupjanët në orët e vona kanë arritur në Manastir, që nesër të jenë më të freskët për këtë përballje, e cila ka vlerë shumë të madhe për dy skuadrat. Nikoqirët janë në kërkim të pikëve për të shpëtuar nga rënia direkt nga Liga, ndërsa Shkupi kërkon vetëm tri pikë për të vazhduar deri në fund garën për një pozitë që dërgon ën Ligën e Evropës.

Për këtë ndeshje ka folur një ish-futbollist i Pelisterit dhe vendas nga Manastiri, është Bllagoja Ljaçevski, i cili mes tjerash ka potencuar se kjo ndeshje do jetë krejt ndryshe me atë që një javë më parë Shkupi e fitoi në Çair me rezultat të thellë 5:2.

“Këto dy fitoret na kanë rritur vetëbesimin. Atmosfera është e shkëlqyeshme. Dhe shpresojë se ashtu do të jetë edhe në dy xhirot e fundit. Rikthehem sërish në Manastir. Për të dy ekipet është më mjaft rëndësi fitorja. Për ne është për Evropë, ndërsa ata luftojnë për mbijetesë. E mbyllëm takimin me 5-2  ndeshjen e fundit  gjatë ditës së mërkurë,  mirëpo nesër do të jetë një ndeshje tjetër. Shpresojë se do të zhvillojmë ndeshjen me mençuri dhe me angazhim maksimal dhe do të shënojmë fitore në Manastir. Mbeten edhe dy javë dhe për ata është finale dhe kjo mund të thuhet se është edhe për ne. Nuk ka presion, shkojmë me kokë të ftohtë, kemi një seri të mirë dhe besoj se pas ndeshjes do të festojmë”, ka thënë Ljaçevski.

Skuadra e Shkupit për ndeshjen e sotme nuk ka asnjë mungesë, ndërsa dueli do të fillojë në orën 16:15 minuta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test