Kosova pjesëmarrëse për herë të parë në Football for Friendship

Futboll

Kosova pjesëmarrëse për herë të parë në Football for Friendship

Më: 15 maj 2018 Në ora: 13:36
Në konferencën për shtyp përveç përfaqëusesit të Zero Pozitive, Genc Meraku dhe kryetarit Fadil Vokrri

Football for friendship është një ndër organizimit më të mëdha nga FIFA.

Është hera e parë që ky projekt organizohet në Kosovë dhe këtë e organizon Federata e Futbollit të Kosovës në bashkëpunim me Zero Pozitive.

Në konferencën për shtyp përveç përfaqëusesit të Zero Pozitive, Genc Meraku dhe kryetarit Fadil Vokrri  ishin të pranishëm edhe Eugen Sahatçiu si dhe dy dy ambasadorët e ri të Kosovës të cilët do të përfaqësojnë Kosovën në këtë organizim në Rusi, Denis Sahiti i cili do të jetë në rolin e gazetarit sportiv atje dhe Jon Latifaj futbollisti i cili do ta prezantojë Kosovën, raporton KosovaPress.

Genc Meraku nga Zero Pozitive tregoi në detaje rreth këtij organizimi duke thënë se do të jot një ndjenjë e veçantë për të përfaqësuar Kosovës në këtë eveniment.

 “Ky, Football for Friendship është një nga organizimit i cili është nën patronatin e FIFA-s dhe organizohet për atë ndërlidhjen e njerëzve në të gjithë botën duke u bazuar në ato pika të cilat te çdo njeriu apo të çdo kompania apo çdo shteti janë për tu përcjellur. Ato janë miqësia, barazia, paqja, përkushtimi, fitorja dhe mbi të gjitha nderit. Kështu që ne kemi nderin të jemi këtu me këta çuna të cilët do të përfaqësojnë në botë”, tha ai.

Ndërsa Fadil Vokrri i përgëzoj çunat të cilët do ta përfaqësojnë Kosovën në Football for Friendship.

 “Mendoj se këta dy çunat janë përfaqësuesit e vërtetë të futbollit të Kosovës në Rusi, sepse edhe ne do të jemi pjesë dhe do të jemi atje se bashku mirëpo ne do të jemi si na takon si pjesë zyrtari e këtij evenimenti, kurse përfaqësues të vërtetë të futbollit do të jenë këta dy çuna dhe unë i përgëzojë dhe i dëshiroj çdo të mirë që të kalojnë sa më mirë në Rusi”, deklaroi Vokrri.

Të dy ambasadorët të cilët do ta përfaqësojnë Kosovën ishin mjaftë të emocionuar njëkohësisht të lumtur për pjesëmarrjen e tyre në Rusi.

Denis Zajti cili do të përfaqësojë Kosovën si gazetar i ri i sportit tha se është në gjendje që të raportojë çdo gjë çfarë ndodhë në Rusi.

 “Unë jam shumë i gëzuar që jam përzgjedhur për të shkuar në Rusi për të përfaqësuar Kosovën si gazetar i ri i sportit. Kamë për të raportuar prej Moskës për çka do që të ndodhë atje”, deklaroi i emocionuar Zajti.

Ndërsa futbollisti i ri Jon Latifaj është i gatshëm ti tregoj vlerat e tija para 210 lojtarëve tjer nga vendet që do të marrin pjesë.

 “Kam pasur fatin që të jem pjesë ë një programi ndërkombëtar për futbollin e fëmijëve në botë. Atje do të marrin pjesë 211 fëmijë nga secili vend i botës dhe ku do të jem unë nga Kosova dhe atje do të prezantojë futbollin e Kosovës”, tha lojtari i ri nga Prishtina.

Football for Friendship do të organizohet në Moskë, Rusi nga data 8 qershor deri më datën 15 qershor, dhe me që rast ekipi i Kosovës do të merr pjesë në aktivitete të ndryshme të organizuara nga FIFA ata do të jenë prezent në hapjen e kampionatit Botëror në futboll “Russia 2018”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat