Pritet të kalojë te Bayern Munchen.
Sulmuesi anësor i Barcelonës, Ousmane Dembele ka përfunduar në radarin e gjigantit gjerman, Bayern Munich.
Dembele u transferua gjatë verës së kaluar te Barcelona nga Borussia Dortmund për një shifër që kaloi shifrën e 100 milionë eurove.
Skuadrat e interesuara për të nuk mungojnë pasi shumë gjigantë evropianë e duan në radhët e veta Dembelen.
Sipas “Don Balon”, Bayern Munich është skuadra e fundit që i është bashkuar anësorit francez.
Bayern Munich është i interesuar të ripërtërij krahët e sulmit dhe thuhet se ka gati 100 milionë euro për ish-yllin e Dortmundit.
Përveç Bayernit, interesim për Dembelen kanë shprehur edhe dy skuadrat angleze, Liverpooli e Arsenali dhe francezët e Paris Saint-Germain.