Gattuso mund të zëvendësohet nga ky trajner

Futboll

Gattuso mund të zëvendësohet nga ky trajner

Më: 12 maj 2018 Në ora: 09:37
Gennaro Gattuso

Trajneri i AC Milan Gennaro Gattuso raportohet se rrezikon vendin e punës nëse ai nuk arrin të kualifikojë ekipin e tij në Europë, me Maurizio Sarri që po konsiderohet si alternativë.

Ish-mesfushori vetëm muajin e kaluar rinovoi kontratën, por që prej atij momenti Kuqezinjtë kanë arritur vetëm dy fitore në shtatë ndeshje në të gjitha kompeticionet.

Disfata 4-0 në mbrëmjen e së mërkurës ndaj Juventus në finalen e Coppa Italia do të thotë se Djajtë nuk e kanë siguruar kualifikimin në Europa League, dhe Gazzetta dello Sport raporton se mos-kualifikimi në Europë do ta vendoste nën presion të madh Ringhio-n.

Skuadrat që renditen në vend të 5-të, 6-të dhe 7-të të Serie A do të kualifikohen, me Milan që aktualisht ndodhet në vend të 6-të.

Gjithsesi, kanë mbetur akoma dy ndeshje për t’u luajtur, dhe Atalanta është vetëm një pikë larg, ndërsa Fiorentina dy pikë.

Gazeta beson se drejtori sportiv i Milan-it Massimiliano Mirabello që mund të zëvendësohet me atë të Napolit Cristiano Giuntoli.

Ai ka një marrëdhënie të mirë me trajnerin e kaltër Maurizio Sarri, dhe mund ta marrë me vete teknikun në Milano.

Sarri ka një klauzolë 8 milionë euro e cila është e vlefshme deri në fund të këtij muaji.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat