Cili rezultat e shpall Dritën kampion, e cili Prishtinën

Futboll

Cili rezultat e shpall Dritën kampion, e cili Prishtinën

Më: 11 maj 2018 Në ora: 20:43
Foto nga ndeshja e kaluar

Kampionati i Kosovës në futboll, Vala SuperLiga e Prishtinës është njëri prej kampionatëve më interesante të Kosovës në futboll

Edhe Prishtina edhe Drita kanë pasur një sezon të mrekullueshëm sivjet duke e bërë atë shumë konkurrues, gjë që e tregon edhe ndeshjet e sotme që ishin plot adrenalinë edhe për Prishtinën edhe për Dritën.

E derisa Drita pati një pjesë të parë të dobët dhe jo të mirë kundër Trepçës 89, ish kampionit të vitit të kaluar, ata arritën që ta përmbysin rezultatin e pjesës së parë, për të shënuar edhe tre gola të shpejt dhe kanë prekur 66 pikë.

Tani Drita që udhëton në Pejë për ndeshjen e fundit kampionale kundër Prishtinës, i duhet vetëm një barazim që të siguroi titullin e kampionit kundër Prishtinës, për ta përfunduar kështu kampionatin më 67 pikë dhe për të marrë pjesë në garat e play-off’it të Ligës së Kampionëve vitin e ardhshëm, ndeshje këto që zhvillohen në korrik.

Drita shpallet kampion edhe nëse humbet me rezultat 1-0 kundër Prishtinës për shkak të golavarazhit që e ka më të mirë se Prishtina, por nuk guxon assesi ti pranojë dy gola.

Nga ana tjetër, Prishtina gjendet e dyta në tabelë dhe i duhet fitore gjithsesi më e madhe se me dy gola epërsi.

Çdo rezultat tjetër e bën Dritën kampion, edhe nëse Prishtina fiton me rezultat 2-1 ta zëmë, për shkak se Drita ka një fitore prej 1-0 kundër Prishtinës dhe një barazim 1-1, kurse prapë rezultati i përgjithshëm do të ishte 3-3, rezultat që do ta bënte Dritën Kampione.

Kjo ndeshje e fundit, që do ta përcaktojë fituesin e titullit të kampionit të Kosovës, zhvillohet më 19 maj, pra në fund të javës së ardhshme. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat