Llapjanët të pamëshirshme për Flamurtarin

Futboll

Llapjanët të pamëshirshme për Flamurtarin

Më: 11 maj 2018 Në ora: 18:05
Pamje nga një ndeshje

Skuadra e Llapit nga Podujeva pa ndonjë telashe arkëtoi tri pikë, duke e mundur me rezultat 3:1 Flamurtarin e Prishtinës. Tri pikë domethënëse për llapjanët, të cilat e ngritin në vend të tretë në tabelën e klasifikimit pas 32 jave të zhvilluara deri me tash.  Në minutën e 21-të, Mirlind Daku kalon vendësit në epërsi, ndërsa sërish i njëjti futbollist, shtatë minuta më vonë thelloi epërsinë në 2:0.  Në minutën e 44-të, Mentor Zhdrella nga goditja e dënimit shënoi për 3:0. Në minutën e 85-të, Samir Sahiti ngushtoi humbjen në 3:1. Llapi ngritët në vend të tretë me 51 pikë, kurse Flamurtari është në pozitën e dhjetë me 25 sosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat