Prishtina licencohet për Evropë

Futboll

Prishtina licencohet për Evropë

Më: 11 maj 2018 Në ora: 15:46
Prishtina licencohet për Evropë

Prishtina për të dytën herë me radhë është licencuar për gara ndërkombëtare. Klubi e ka mirëpritur këtë, teksa ka shkruar se tani lufta vazhdon për Ligën e Kampionëve.

“Prishtina licencohet nga FFK për garat ndërkombëtare. Tani lufta vazhdon për Ligë të kampionëve. Sot zyrtarisht FFK ka njoftuar klubin që ka përmbushur të gjitha kriteret dhe është licencuar për garat ndërkombëtare 2018/19. Prishtina nëse e fiton titullin e kampionit kualifikohet për Ligën e kampionëve, ndërsa nëse fiton Kupën kualifikohet për Ligën e Evropës”, shkruan faqja e klubit.

Prishtina edicionin e kaluar mori pjesë në fazën e parë kualifikuese të Ligës së Evropës, për t’u mposhtur nga ekipi suedez, Norrkoping.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat