Kjo është shtëpia e ish - futbollistit të gjeneratës së artë të Prishtinës

Futboll

Kjo është shtëpia e ish - futbollistit të gjeneratës së artë të Prishtinës

Nga: Kemajl Goca Më: 10 maj 2018 Në ora: 16:31
Kujtim Shala

Është e paqartë se Kujtim Shala këtë shtëpi e ka ndërtuar me të ardhurat që kishte fituar sa ishte në klubin e futbollit Prishtina (1984-88) apo në KF Dinamo nga Zagrebi (1989-1991) ose në Rennes të Francës (1991-92), ndoshta edhe në klubet gjermane.  Nuk jepet asnjë detaj nga të ardhurat e të cilit klub, por siç merret vesh nga një burim i sigurt, kjo është shtëpia e ish futbollistit të mirënjohur apo të gjeneratës së artë të Prishtinës, Kujtim Shala.

Image

Shtëpia nuk është as në Prishtinë, as në Zagreb as në Prizren, por afër hotel ‘Jakovës’ në Gjakovë! Pra në qendër të Gjakovës dhe siç merret vesh ka vlerën e rreth 400 mijë eurove. “Shtëpi e bukur dhe bie shpesh në sy të qytetarëve. Kjo shtëpi u ndërtua pas karrierës së Shalës”, tha një burim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat