Chelsea - Liverpool, ndeshje për një vend në Ligën e Kampionëve

Futboll

Chelsea - Liverpool, ndeshje për një vend në Ligën e Kampionëve

Më: 6 maj 2018 Në ora: 11:13
Foto nga ndeshja e kaluar

Sot do të zhvillohet super derbi anglez mes Chelsea-s dhe Liverpooli-t në kuadër të Premiër Ligës Angleze.

Chelsea do të përpiqet të mbajë gjallë shpresat për një vend që siguron pjesëmarrjen vitin e ardhshëm në Ligën e Kampionevë, duke e mposhtur Liverpoolin në Stamford Bridge sot në ndeshjen e cila pritet të fillojë nga ora 17:30.

Chelsea për mometin është në vendin e pestë me pesë pikë më pakë se Tottenham, por pas humbjes së djeshme të Tottenhamit skuadra e Antoni Conte me një fitore ndaj Liverpool do të afrohej në dy pikë me skuadrën e Tottenhamit, kur kanë mbetur edhe pak ndeshje dëri në fund të kampionatit.

Skuadra e Jurgen Klopp ka siguruar vendin e dytë në renditjen tabelare të Premier Ligës, kështu ata do të fokusohen në finalen e madhe në Ligën e Kampionëve, por Klopp ka deklaruar se dëshirojnë të fitojnë edhe këtë ndeshje ndaj Chelsea-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat