Chelsea i rrit gjasat për Ligën e Kampionëve me fitoren ndaj Swansea

Futboll

Chelsea i rrit gjasat për Ligën e Kampionëve me fitoren ndaj Swansea

Më: 28 prill 2018 Në ora: 20:29
Cesc Fabregas

Chelsea ka shënuar fitore minimale por shumë të rëndësishme në udhëtim te Swansea.

‘Blutë’ e Londrës kanë arritur të mposhtin 0-1 Swansea Cityn në ‘Liberty Stadium’, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 36-të.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në fillim të ndeshjes, saktësisht në minutën e katërt nga Cesc Fabregas.

Me këtë fitore Chelsea rrit gjasat për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve, ndërsa xhiron e ardhshme në ‘Stamford Bridge’ pret Liverpoolin. Me 66 pikë, Chelsea renditet në vendin e pestë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat