Spalletti për derbin me Juven: Ne jemi gati!

Futboll

Spalletti për derbin me Juven: Ne jemi gati!

Më: 27 prill 2018 Në ora: 20:47
Luciano Spalletti

Interi është gati për një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit, atë kundër Juventusit.

Kështu ka deklaruar trajneri Luciano Spalletti, në konferencën e fundit për shtyp.

Spalletti ka thënë se ndaj Juventusit pret një ndeshje të vështirë, por skuadra e tij është gati të luajë për një objektiv të madh, siç është Liga e Kampionëve.

“Do të jetë një ndeshje e vështirë, por jemi mësuar me defektet tona. Jemi gati për të luajtur për një objektiv tejet të madh, siç është Liga e Kampionëve”, ka deklaruar Spalletti.

“Me atë në arkivuar do të mund të rivendosim historinë e klubit tonë. A na penalizon fakti që ndeshjen e fundit e kemi përballë Lazios? Do ta firmosja që tani se do të luaja gjithçka për atë ndeshje të 20 majit, por sigurisht që barazimi do të na ndëshkonte”

“Nga lojtarët e mi pres shumë, në të tilla ndeshje nëse përpiqesh të fshihesh do të digjeshim. Duhet të marrim përsipër përgjegjësitë tona, të zhvillojmë një ndeshje të shkëlqyer dhe të mund të fitojmë shumë nga duelet”, thotë Spalletti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat