Në sezonin 2018/19, Ronaldo e do Realin me këtë përbërje

Futboll

Në sezonin 2018/19, Ronaldo e do Realin me këtë përbërje

Më: 26 prill 2018 Në ora: 15:11
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo është euforik. Portugezi është një hap larg nga një finale e re e Ligës Kampioneve. Por, Cristiano e di se klubi nuk duhet të relaksohet dhe duhet të vazhdojë të forcohet.

Ronaldo po mendon për sfida të reja, dhe sezonin e ardhshëm dëshiron të shkojë për tripletën e radhës. Por, për të ndodhur kjo, numri 7 beson se skuadra ka nevojë së paku për dy përfocime të mëdha, por edhe disa largime serioze. Ai pret që nga skuadra të largohen emra si Karim Benzema e Gareth Bale, kurse duhet të arrijnë së paku dy emra të mëdhenjë dhe preferencat e tij janë portieri Davi De Gea dhe sulmuesi Mohamed Salah.

Me këto dy nënshkrime, Real Madridi do të kishte një njëmbëdhjetëshe të rinovuar dhe që do të sillte po aq frikë në Evropë.

Kjo do të sihte skema e re:

Real Madrid (4-3-3): De Gea; Carvajal, Varane, Sergio Ramos, Marcelo; Casemiro, Kroos, Modric; Salah, Asensio, Cristiano Ronaldo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat