Lojë e madhe e Renovës, fiton tri pikët e qetësisë

Futboll

Lojë e madhe e Renovës, fiton tri pikët e qetësisë

Nga: Kemajl Goca Më: 25 prill 2018 Në ora: 18:35
KF Renova

Skuadra shqiptare, Renova nga Xhepçishti i Tetovës, arkëtoi tri pikë domethënëse dhe të qetësisë për në vazhdim të kampionatit. Renova para shikuesve të vet ngadhënjeu me rezultat 2:0 ndaj “Skopjes”. Lojë e madhe e Renovës dhe me pikët e plota i japin siguri vetes edhe më shumë për javët e mbetura, pra duke u shmang nga pjesa e skuadrave të rrezikuara. Renova e siguroi fitoren në 20 minutat e fundit, falë golave të Vlatko Stojanovskit (71’) e Stefan Kostovit (79’). Renova është në vend të pestë me 37 pikë, kurse “Skopje” është fundosur me 25 pikë pas 30 jave në Kampionatin e Maqedonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat