Bale flet rreth transferimit të tij në Bayern

Futboll

Bale flet rreth transferimit të tij në Bayern

Më: 25 prill 2018 Në ora: 13:34
Gareth Bale

Gareth Bale ka dhënë një intervistë sot për Sport Bild në Gjermani në të cilën ka analizuar sezonin aktual dhe gjysmëfinalen e sontme ndaj Bayernit.

Bale nuk përjashton mundësinë që në të ardhmen klubet mund të paguajnë 500 milionë euro për një lotjarë: ”Eshtë e mundur. Jam i sigurt se cmimet do të vazhdojnë të rriten në të ardhmen. Shikoni revolucionin në vitet e fundit. Eshtë ligj i merkatos. Për këtë mendoj se një shumë si ajo mund të paguhet.”

Ekipi ritkhehet të luajë përballv Bayernit dhe në frontin e ekipit Bavarez do të jetë Lewandowski, një lojtar që Madridi e dëshiron në ekipin e tyre: ”Lewandowski ka cilësitë për Madridin. Eshtë njëri nga sulmuesit më të mirë në botë, një garancion për golat e Bayernit dhe kombëtares së tij. E dimë se do të jetë një rrezik për ne. Eshtë një finalizues magjik i rasteve dhe për këtë duhet të kemi sytë mbi të.”

Bale gjithashtu u pyet për nënshkrimin e mundshëm me klubin Bavarez: ”Në futboll nuk mund të dihet asnjëherë. Për momentin po luaj në Madrid dhe po shijoj futbollin. Bayerni ka një ekip fantastik dhe në të kaluarën gjithmonë ka qenë një nga ekipet më të mira të Europës. Të jem i lidhur me një transferim në Bayern është një nder për cilindo lojtar, por unë jam lojtar i Real Madridit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat