Moratti: Nuk ka rivalitet mes Interit dhe Juventusit

Futboll

Moratti: Nuk ka rivalitet mes Interit dhe Juventusit

Më: 25 prill 2018 Në ora: 11:18
Massimo Moratti

Massimo Moratti ka hedhur poshtë rivalitetin midis Interit dhe Juventusit përpara takimit së të shtunës, pasi një fitore e Nerazzurrit ‘ka rëndësi vetëm’ për Ligën e Kampionëve.

Fitorja për Interin, së bashku me një fitore të Napolit kundër Fiorentinës, do të shihte Partenopein të rrëzonte Juventusin me vetëm tre ndeshje të mbetura në Serie A.

“Interi duket mirë për mua, edhe nëse rezultatet nuk kanë ardhur gjithmonë”, tha ish-presidenti i klubit për Corriere dello Sport.

“Nëse Inter mund Juventusin, arritja e një prej pozitave që dërgojnë në Ligën e Kamionëve bëhet më e lehtë. Fitorja ka të bëjë me Interin dhe pozitën e tyre në tabelë. Kjo është e vetmja gjë e rëndësishme për ne”.

“Juventusi mbetet një ekip i madh, edhe nëse ata janë vetëm një pikë përpara Napolit. Ata duhet të përballen mirë dhe pa asnjë frikë”.

“Scudetto? Fitorja e Napolit në Torino ka rihapur garën e titullit. Tani fundi i sezonit do të jetë edhe më zbavitës.

“Kam besim te Spalletti, i cili është një trajner i mirë dhe shpresoj që sërish ta tregojë. Pas kësaj, jam i bindur se lojtarët e dinë se sa i çmuar është objektivi për klubin dhe ndeshja është për tifozët “, tha italiani.

Theksojmë se Juve është një pikë larg Napolit që gjendet në vendin e dytë ndërsa Inter krahas Romës dhe Lazios po luftojnë për pozitën e tretë dhe të katërt të renditjes tabelore të ligës elitare italiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat