Trajneri i Romës flet pas humbjes me Liverpoolin

Futboll

Trajneri i Romës flet pas humbjes me Liverpoolin

Më: 24 prill 2018 Në ora: 23:36
Di Francesco

Eusebio Di Francesco pranon se Roma e bëri më të lehtë ndeshjen e kthimit.

Skuadra e tij humbi me rezultatin 5-2, por trajneri ende beson në një tjetër rikthim të rezultatit.

Ne e kontrolluam lojën në 20 minutat e para. Ne vazhduam të humbnim çdo duel dhe t’i jepnim atyre topa lehtësisht, tha fillimisht EDF.

Kemi marrë një shtytje dhe ne kemi nevojë për këtë reagim, sepse kemi ndeshjen e dytë dhe mund ta kthejmë rezultatin.

Ne kemi kualitet. Nëse ata në lejojnë të luajmë 3 kundër 3 në sulm, atëherë ne duhet t’i shfrytëzojmë këto raste, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat