Klopp para ndeshjes: Do të luajmë lojën tonë

Futboll

Klopp para ndeshjes: Do të luajmë lojën tonë

Më: 24 prill 2018 Në ora: 20:45
Jurgen Klopp

Jurgen Klopp tha për Mediaset Premium para takimit se Liverpool janë deri në këtë fazë, për shkak të futbollit të bukur.

Ai tha se skuadra e tij duhet të vazhdojë të luajë futbollin e bukur edhe sot ndaj Romës.

Roma dhe Liverpool takohen sonte me fillim nga ora 20:45, në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

“Ndihem shumë mirë, të gjithë presin me padurim lojën. Është emocionuese për të gjithë ne dhe mundësia për t’u përballur me një ekip aq të fortë sa Roma në gjysmëfinale është e mrekullueshme”, tha Klopp para ndeshjes.

“Ne jemi këtu për shkak të futbollit tonë, kështu që le të luajmë futbollin tonë”, përfundoi Klopp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat