Wilmots zbulon “tradhtarin” dhe “spiunin” te Belgjika…

Futboll

Wilmots zbulon “tradhtarin” dhe “spiunin” te Belgjika…

Më: 24 prill 2018 Në ora: 20:21
Ish-trajneri Marc Wilmots

Ish-trajneri Marc Wilmots ka deklaruar se te Belgjika ka pasur një “tradhtar” dhe “spiun”, duke e identifikuar me emrin e Thibaut Courtois.

Ish-futbollisti i Belgjikës, u largua nga roli i trajnerit të Belgjikës, pas dështimit në Euro 2016 ku u eliminua nga Uellsi në çerekfinale dhe më pas kaloi një përvojë të shkurtër te Bregu i Fildishtë.

Trajneri dhe portieri i Chelsea, Courtois kanë pasur përplasje të vazhdueshme në lidhje me taktikin e zgjedhur nga Wilmots.

Wilmots është i bindur se disa lajme të dala dhe dhomat e zhveshjes në shtyp kanë pasur si protagonist babanë e Courtois, Thierry. Ky i fundit ka përgënjeshtruar gjithçka.

Wilmots tha: “Problemi i parë ishte kur unë e thashë formacionin në orën 18:00, ndërsa në orën 18:15 ai ishte i publikuar në shtyp. Kjo tregon se kishte një spiun brenda ekipit. Disa gazetarë francezë më konfirmuar se babai i Courtois i tregonte atyre gjithçka që ndodhte në dhomat e zhveshjes, kjo është një tradhti për kombin dhe mungesë respekti për shokët e ekipit.”

“Kjo më detyroi që t’ia thoja formacionin lojtarëve vetëm një orë para ndeshjes. Ishte e tmerrshme, sepse nuk doja t’i jepja kohë kundërshtarit të na studionte. Por kishim një tradhtar, një spiun brenda ekipit dhe më duhej të merrja masat,” – pohoi Wilmots.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat