Alisson Becker do të përballet sonte kundër sulmit më të frikshëm të Chamipons League
Liverpool do të luajë kundër Romës në ‘Anfield’ në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League.
Skuadra e Jurgen Klopp ka sulmin më të mirë në këtë edicion, por Alisson Becker, ka bërë 38 pritje në 10 ndeshje me Romën, më së shumti se çdo portier tjetër në Champions League.
Kujtojmë Liverpooli është i interesuar për shërbimet e portierit brazilian dhe në verë mund të ndodhë transferimi i Alisson në ‘Anfield’.