E rrallë në Premier League, çdo pikë e Manchester City kushton 6.5 milionë paundë!!!

Futboll

E rrallë në Premier League, çdo pikë e Manchester City kushton 6.5 milionë paundë!!!

Më: 22 prill 2018 Në ora: 23:31
Manchester City

Titulli i Manchester City, i treti në shtatë vitet e fundit, është padyshim më i shtrenjti në historinë e Premier League dhe i ka kushtuar sheikut Mansour plot 6.5 milionë paundë për çdo pikë të marrë.

Kjo shifër ka dalë nga një analizë shumë e thjeshtë financiare e bërë nga “Daily Mail”. Që kur Guardiola ka ardhur te City, me synimin për t’u shpallur kampion, në verën e vitit 2016, kjo skuadër ka shpenzuar 849 milionë paundë.

Por një tregues shumë i qartë është kosto totale e klubit në këtë sezon, merkato plus paga e futbollistë ka sjellë një shpenzim total prej 667 milionë paundësh dhe nëse skuadra e mbyll sezonin me 102 pikë, duke marrë në konsideratë fitoren në ndeshjet e mbetura, atëherë llogaria e thjeshtë tregon se një pikë e City ka kushtuar 6.5 milionë paundë.

Kur Leicester fitoi titullin dy vjet më parë me 81 pikë, një pikë e tyre kushtonte 1.4 milionë paundë, sepse shpenzimet neto në të gjithë sezonin ishin 103 milionë paundë, gjashtë herë më pak se City sivjet dhe katër herë më pak se Chelsea vjet, pasi një pikë e “bluve” të Londrës vlente, 4.5 milionë paundë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat