Jupp Heynckes me krahasim interesant mes Cristiano Ronaldos dhe Robert Lewandowskit.
Trajneri i Bayern Munichut, Jupp Heynckes ka folur në mënyrë të qartë edhe mbi dallimet në mes të dy yjeve, nëse iu referohemi Real Madridit dhe Bayern Munich: Cristiano Ronaldo e Robert Lewandowski.
“Ata nuk mund të krahasohen. Robert luan gjithmonë me shpinën e tij ndaj kundërshtarit. Ronaldo shpesh vjen nga ana e majtë dhe lëviz në mes të linjave. Ajo që e bën të shquar portugezin është se herë-herë shfaqet edhe në pozicionin e plotë të qendërsulmuesit”, shtoi Heynckes.
Së fundi, Heynckes, gjithashtu, kishte fjalë lavdërimi për një trajner tjetër veteran, si Arsene Wenger, i cili do t’iu japë fund 22 viteve “mbretërim” në krye të Arsenalit, kësaj vere: “Ai ishte një nga trajnerët më të mirë në futbollin europian dhe ka pasur një ndikim pozitiv në futbollin anglez, përmes filozofisë së vet”.