Pas 22 vitesh, Arsene Wenger do t’i jap lamtumirën Arsenal. Lajmi u zyrtarizua nga vetë trajneri francez. Wenger ka shkruar një pjesë të historisë dhe prestigjiozja italiane “Gazzetta Dello Sport” bën një paralelizëm interesant, duke treguar se ku ishin disa nga trajnerët aktual, më 1 tetor 1996, kur Wenger u emërua si “timonier” në Londër…
Simone Inzaghi (trajneri i Lazio) – Ishte sulmues i Novara
Maurizio Sarri (trajneri i Napoli) – Punonte në bankë
Gennaro Gattuso (trajneri i Milan) – Luante me Perugia U-19
Luciano Spalleti (trajneri i Inter) – Drejtonte Empoli në Serie “C”
Massimiliano Allegri (trajneri i Juventus) – Luante me Perugia
Eusebio Di Francesco (trajneri i Romës) – Luante me Piacenza
Antonio Conte (trajneri i Chelsea) – Luante me Juventus
Carlo Ancelotti (i papunë) – Drejtonte Parmën
Diego Simeone (trajneri i Atl.Madrid) – Luante me Atletico Madrid
Jose Mourinho (trajneri i Man.Utd) – Ishte zv.trajneri i Barcelonës