Sipas tij, Messi trajtohet ndryshe nga ai sa i përket raporteve me tatimorët në Spanjë.
Cristiano Ronaldos i ka ardhur në majë të hundës ndaj akuzave për evazion fiskal duke bërë edhe një krahasim të vetes me argjentinasin.
Sipas tij, Messi trajtohet ndryshe nga ai sa i përket raporteve me tatimorët në Spanjë.
Sipas “El Mundo Deportivo-s”, ylli i Real Madridit i përfaqësuar nga avokatia e tij kërkon që të merret e njëjta masë ndëshkimore siç u veprua me Messin.
Por përkundrejt kësaj avakatja e tij ka përcjellë ankesën se klienti i tij po gjykohet me një standard më të ashpërsuar.
Kujtojmë që Messi u dënua nga gjykata me 21 muaj burg e cila u konvertua me një gjobë të majme me vlerë 455 mijë eurosh për mashtrimin tatimor me vlerë 4.1 milionë euro mes viteve 2007-2009.