Fol z. Bunjaki, mos hezito të tregosh të vërtetën

Futboll

Fol z. Bunjaki, mos hezito të tregosh të vërtetën

Më: 20 prill 2018 Në ora: 14:10
Pamje e stadiumit

Tash e një kohë të gjatë, shumica dërrmuese e klubeve të futbollit të Kosovës, po i vuan problemet e infrastrukturës! U bë bujë e madhe kur ish përzgjedhësi Albert Bunjaki ofroi donacionin-komplet mjetet e stadiumit Rasunda i cili duhej të renovohej dhe këto mjete të sillen në Kosovë.

A ishin këto mjete apo ky donacion vërtet për të ndihmuar sadopak klubet e futbollit të Kosovës apo fati i vetë Bunjakit si përzgjedhës lidhej me këtë donacion, apo ndoshta edhe kryekëput kanë qenë pazare te dikujt? Sidoqoftë, rreth këtij donacioni, nuk pati transparencë, sot e atë ditë nuk dihet se “kah u avulluan ato mjete” (përveç disa uleseve që ua shpërndanë disa klubeve) sidomos teknika. Z. Bunjaki, po ju drejtohem juve sepse ishit shume i zëshëm deri sa ai donacion u soll në Kosove, dhe përnjëherë ratë në heshtje dhe asnjëherë më se paku nuk e përmendet këtë çështje!

Unë e di se gjatë kohës sa keni qenë përzgjedhës nuk keni patur guximin të jeni transparent rreth kësaj çështjeje, por tash kur nuk jeni më, së paku tash mund të njohtoni opinionin rreth këtij donacioni.

Po të vendoseshin ato mjete në cilin do stadium, sot do kishim edhe një stadium krah atij “Adem Jashari” të Mitrovicës.

“Heshtja juaj”, është “heshtje ndaj së keqes”, e kur e “hesht të keqen”, bëhesh pjesë e “kësaj të keqe”.

Fol z. Bunjaki, mos hezito te tregosh të vërtetën e sidomos kur tash klubet e futbollit po vuajnë aq shumë nga problemet me infrastrukturë.

Shumë herë iu ke frikuar së vërtetës, por përgjigju së paku kësaj here drejt nëse për asgjë tjetër jo, së paku për hirë të opinionit futbollëdashës që ndeshjet po i shikojnë në kushte katastrofale.

Një ditë e vërteta do të dihet (ndoshta edhe veç tash dihet sepse ato mjete nuk janë parë askund të vendosura nëpër stadiume), por mbi ju do të mbetet barrë sepse gjer me sot asnjëherë nuk kërkuat të “dini” se ku shkuan ato mjete apo teknike si ideator që kjo teknikë të sillet ne Kosovë.

Autori është ish futbollist i Dritës nga Gjilani dhe ish gjyqtar i futbollit

Qëndrimet nuk janë të redaksisë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat