UEFA pa mëshirë - Bota Sot
UEFA pa mëshirë

Futboll

E martë, 24 prill 2018

UEFA pa mëshirë

Më: 17 prill 2018 Në ora: 10:46
Logo e UEFA -s

UEFA duket se është strikte për sa i përket dokumentacioneve, dhe nuk lëshon pe, për asnjë klub në të tilla raste. Diçka e tillë ndodhi edhe me Tiranën, që për mospërbushje të dokumentacionit për ndeshjet në turin e parë të Ligës së Europës, që luajti ndaj Hapoel Tel Aviv, nuk ka marrë fondin që ky institucion jep për çdo ekip që merr pjesë në këtë tur.

Siç argumentohet në vendimin e UEFA-s, Tirana ka dështuar të përmbushë kërkesat e UEFA-s për dokumentacionin, dhe ka marrë licensën nga FSHF, jo në lidhje me Rregullat e Licensimit dhe Fair Playt Financiar, të vendosura nga institucioni qeverisës i futbollit europian. Përveç mos marrjes së 215 mijë eurove, Tirana gjobitet edhe me 3 mijë euro gjobë, për këto procedura. Kosto e këtyre procedurave duhet të paguhet në bankë brenda 30 ditëve.

Ky vendim mund të apelohet në CAS brenda 10 ditëve që merret në dorëzim raporti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test