Arsene Wenger: Mungesa e VAR është një fatkeqësi… - Bota Sot
Arsene Wenger: Mungesa e VAR është një fatkeqësi…

Futboll

E enjte, 26 prill 2018

Arsene Wenger: Mungesa e VAR është një fatkeqësi…

Më: 16 prill 2018 Në ora: 07:06
Arsene Wenger

Arsenal është mposhtur 2-1 nga Newcastle me përmbysje dhe mbetet në vendin e gjashtë të Premier League nëse një sezon që do të konsiderohet krejtësisht i dështuar nëse nuk arrin të fitojë Europa League, ku do të ndeshet me Atletico Madrid në gjysmëfinale.

Pas disfatës në “St.James Park”, ku “topçinjve iu mohua një penallti pasi Lascalles preku me dorë topin  e goditur nga Aubameyang, Arsene Wenger bëri apel për futjen e VAR (moviola në fushë) në Premier League.

“Fatkeqësisht Premier League nuk do të ketë VAR as në sezonin e ardhshëm dhe për mendimin tim ku është një vendim shumë i keq, jashtëzakonisht i keq, një fatkeqësi. Kampionati anglez është drejtuar gjithmonë nga mendje të ndritura që e kanë bërë kampionatin më të bukur në botë, por këtë herë kanë vendosur të qëndrojnë një hap prapa të tjerëve dhe nuk e kuptoj përse,” – tha francezi.

Më pas, trajneri i Arsenal shtoi: “Na u desh të bënim rotacion sepse disa futbollistë kishin shqetësime fizike, ndërsa të tjerë kishin nevojë për pushim. Mendova të aktivizojë Aubameyang dhe Lacazette së bashku, që nga fillimi dhe rezultati në pjesën e parë ishte i mirë. Mund ta provojmë sërish në të ardhmen.”

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test