Bayern merr një lajm të keq

Futboll

Bayern merr një lajm të keq

Më: 15 prill 2018 Në ora: 14:42
Aturo Vidal

Gjatë stërvitjes së kësaj të diele, vetëm një ditë pas fitores 5-1 me Borussian e Moenchengladbahut, mesfushori kilian Aturo Vidal ka pësuar një dëmtim në gjurin e djathtë gjatë ndeshjes së kontrollit mes titullarëve dhe ekipit rezervë.

Vidalit iu desh të mbështetej te Ribery dhe Toni Tapalovic, trajner i portierëve, për t’u ngjitur në një makinë golfi, duke braktisur fushën.

Fytyra e Vidalit të linte përshtypje aspak të mira, sepse bëhet fjalë për të njëjtin dëmtim që e detyroi të braktiste fushën në ndeshjen e 3 prillit me Sevillan në Champions. Pritet tashmë komunikata e klubit bavarez, për të sqaruar shkallën e dëmtimit dhe kohën që i duhet futbollistit për të qenë gati nën urdhrat e Heynckes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat