Man United-WBA, “Djajtë” duan të gjashtën radhazi

Futboll

Man United-WBA, “Djajtë” duan të gjashtën radhazi

Më: 15 prill 2018 Në ora: 06:04
Manchester United

Manchester United ka marrë tri fitore, dy barazime dhe dy humbje në shtatë ndeshjet e fundit që ka luajtur kundër West Bromwich Albion. Pesë nga gjashtë fitoret e fundit të Manchester United kundër WBA kanë ardhur pa pësuar gol.

Vetëm një ekip i vendit të fundit ka arritur të fitojë një ndeshje të kampionatit në “Old Trafford” – Blackburn Rovers në dhjetor të 2011-ës – United ka marrë 16 fitore dhe 4 barazime në 20 ndeshjet e tjera. “Djajtë e Kuq” do të kërkojnë të marrin fitoren e gjashtë radhazi në kampionat për herë të parë që nga janari i 2017-ës.

Gjithashtu, skuadra e Mourinho-s është ajo që ka luajtur numrin më të madh të ndeshjeve të kampionatit anglez pa pësuar gol (16) dhe 11 nga këto janë luajtur në “Old Trafford”. Ndërkohë, West Bromwich nuk ka marrë asnjë fitore në 15 ndeshjet e fundit të kampionatit që ka luajtur në transfertë, duke humbur 11 dhe duke barazuar 4.

Në fakt, WBA ka pasur një ecuri më të gjatë pa fitore në transfertë në sezonin 2008/09 (16 ndeshje). West Brom ka shënuar vetëm 26 gola në këtë kampionat, po aq sa United ka shënuar vetëm në pjesë e para.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat