Khedira: Penalltia? Nuk duhej të jepej për këtë arsye

Futboll

Khedira: Penalltia? Nuk duhej të jepej për këtë arsye

Më: 13 prill 2018 Në ora: 23:59
ilustrim

Kalojnë orët dhe ditët, por vazhdohet ë flitet për atë penallti të dhënë nga arbitri Oliver në fundin e Real Madrid-Juventus, që i ka kushtuar bardhezinjve eliminimin nga Champions League. Një episod që ka përçarë opinionin publik dhe që ka shkaktuar zemërimin e bardhezinjve, në fushë dhe jashtë saj.

Sami Khedira, mesfushori i Juventus, ka vendosur të kthehet të flasë për atë moment dhe të japë këndvështrimin e tij. Në një intervistë të dhënë për “Sky Sport”, gjermani ka vlerësuar fillimisht paraqitjen e bërë nga skuadra e Allegri-t: “Të luash në Bernabeu dhe të përmbysësh një rezultat është pothuajse e pamundur, e kemi bërë për 90 minuta, por ndeshjet, ndonjëherë, zgjasin më shumë. Justifikimet dhe akuzat nuk shërbejnë për asgjë, duhet të shikojmë përpara”.

Në lidhje me ndërhyrjen e Benatia-s ndaj Vazquez: “Penalltia mund të jepet ose jo, por nëse shikojmë ndeshjen duket qartë se arbitri nuk ishte 100% i sigurt, ka pritur disa sekonda dhe më pas ka vendosur. Mendoj se nuk është e drejtë që një penallti e tillë të jepet në minutën e 93-të, nuk është korrekte. Duhet të jesh 100% i sigurt. Kjo është arsyeja pese jemi zemëruar, kemi luftuar për 90 minuta dhe nuk mund të dënohesh nga një episod për të cilin nuk je plotësisht i sigurt. Është një vendim i vështirë për t’u pranuar, por duhet ta pranojmë”, ka thënë Khedira.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat