D’Ambrosio: Inter meritonte fitoren

Futboll

D’Ambrosio: Inter meritonte fitoren

Më: 4 prill 2018 Në ora: 21:18
Danilo Ambrosio

Mbrojtësi i krahut të Inter Danilo Ambrosio thotë se barazimi i Inter 0-0 me Milan ishin dy pikë të humbura dhe se skuadra e tij meritonte fitoren.

Zikaltrit nuk arritën ta fitonin ndeshjen ndaj Milan, me kapitenin Icardi që humbi dy mundësi të mira për gol.

“Ishin dy pikë të humbura, meritonim fitoren,” shprehet D’Ambrosio për Sky pas ndeshjes.

“Champions League? Duam një vend mes katër më të mirëve, kemi punuar shumë gjatë gjithë sezonit për këtë.

“Megjithëse kemi vuajtur, kemi punuar në heshtje për këtë objektiv që në fillim të sezonit.

“Icardi? Dilush si Mauro nuk nervozohet, ai ishte i pafat. Ai është bomberi ynë dhe do të fitojë ndeshje të tjera për ne.

“Nuk më intereson të flas për Milan, jam interesuar të arrijë Champions League sa më shpejtë të jetë e mundur.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat