Fanella me firmat e të gjithë futbollistëve u nxor në ankand nga “Help them Grow”, një iniciativë e 6 vajzave shqiptare, që dërgojnë lodra dhe libra në kopshtet shtetërore në Shqipëri dhe Kosovë.
Fanella kuqezi u shit për çmimin rekord 850 euro, teksa u ble nga një tifoz shqiptar që jeton të Londër. Rekordi i mëparshëm i shitjes në ankand të fanellës të Kombëtares me firmat e futbollistëve ishte 500 euro.
E gjithë shuma e parave do të vihet në dispozicion për lodrat dhe librat, të cilat do të transportohen në kopshtet shtetërore.